Pas interesimit të gjatë të Milanit për Ardon Jashari, në garë për mesfushorin me origjinë shqiptare është futur edhe Real Madrid, të paktën kështu raporton sot “Defensa Central”.
Kuqezinjtë kanë kohë që e ndjekin mesfushorin shqiptar, por ofertat e tyre deri tani janë marrë parasysh nga Club Brugge. Klubi belg kërkon 40 milionë euro dhe duket i vendosur në synimin e tij.
Nëse Milan po heziton të paguajë këtë shifër, Real Madrid nuk e ka aspak problem.
Përveç 4 transferimeve që janë bërë deri tani, Xabi Alonso ka kërkuar nga drejtuesit e klubit madrilen edhe një përforcim tjetër në mesfushë.
Edhe pse deri më sot janë përmendur emra “big” si Rodri, Mac Allister, Enzo Fernandez, Vitinha, Barella e ndonjë tjetër, duket se drejtuesit e Real Madrid po mendojnë për një goditje me kosto më të ulët dhe Ardon Jashari mund të jetë zgjedhja perfekte.