Zbulohen detaje për Granit Xhakën, ja sa do të paguhet në klubin e ri

- Bota Sot

Zbulohen detaje për Granit Xhakën, ja sa do të paguhet në klubin e ri

Granit Xhaka është gati të kompletojë transferimin e pritur te skuadra e Sundelrand në Premier Ligën angleze.  

Kontrata e tij me klubin e ri do të zgjasë deri në vitin 2028, ndërsa anglezët do të derdhin në arkat e Bayern Leverkusenit 15 milionë euro plus deri në 5 milionë euro të tjera si bonuse të mundshme. 

Sipas të dhënave të gazetës “Blick”, Xhaka do të përfitojë rreth 4.5 milionë euro neto në vit, ndërsa do të jetë jo vetëm një nga udhëheqësit në fushë, por edhe kapiteni dhe lideri i skuadrës së re.

Xhaka është kapiten i kombëtares së Zvicrës.



Read it all at Bota Sot