Kapen në Beograd, përdoren shkopinjtë! Serbët rrihen me xhandarmërinë në ndeshjen e Champions League!

- Bota Sot

Kapen në Beograd, përdoren shkopinjtë! Serbët rrihen me xhandarmërinë në ndeshjen e Champions League!

Tifozët famëkeq “Delija” të Cërverna Zvezdës së Beogradit sonte janë rrahur me xhandarmërinë në Beograd.

Kjo ndodhi para ndeshjes së Champions League mes klubit famëkeq Cërvena Zvezda dhe Lincoln nga Gjibraltari.

Këta tifozë famëkeq njihen për gjëra të ulëta dhe pothuajse në çdo ndeshje provokojnë Kosovën.

“Para ndeshjes së Cërvena Zvezdës dhe Lincoln në raundin e dytë të kualifikimeve të Champions League, shpërtheu një përleshje midis tifozëve kuq e bardhëve dhe Xhandarmërisë pranë tribunës veriore.

Gazetarët e Sport klub raportuan se “kishte gjak kudo”.

Tifozët e Zvzzdës brohoritën ndaj policisë: ‘Ju i rrihni njerëzit për pak para, ju mbroni hajdutët’.

Jozyrtarisht, trazirat shpërthyen pas një konflikti verbal, ose më saktë, fyerjeve të tifozëve ndaj policisë dhe rolit të tyre në shtypjen e protestave paqësore në të gjithë Serbinë, të cilat më vonë u përshkallëzuan në përleshje dhe kontaktin e parë fizik," - shkruan media serbe “Danas”.

U formua një kordon, kundër të cilit protestuan tifozët, dhe më pas shpërtheu një konflikt fizik në të cilin u përdorën fishekzjarre, gazlotsjellës nga njëra anë dhe shkopinj nga ana tjetër.



Read it all at Bota Sot