Të paktën 17 të burgosur në një burg pranë qytetit të vijës së frontit të Zaporizhias, u vranë sot pas një sulmi ajror izralit, thane sot zyrtarët ukrainas.
”Dyzetë e dy të burgosur të tjerë u plagosën në sulm, i cili dëmtoi gjithashtu disa ndërtesa brenda objektit”, tha guvernatori rajonal i Zaporizhia-s, Ivan Fedorov, në Telegram.
Ai tha se “zona përreth u sulmua tetë herë gjatë natës, me forcat ruse që ka të ngjarë të kenë vendosur bomba rrëshqitëse. Prona të banorëve aty pranë u prekën gjithashtu”.
“Të plagosurit po marrin kujdes mjekësor”, shtoi ai.
Bombat rrëshqitëse lëshohen nga avionët rusë për të goditur objektiva në tokën ukrainase.
Koha e tyre e shkurtër e fluturimit dhe rrezes së shkurtër të tyre i lënë mbrojtjes ajrore të Ukrainës pak shanse për t’u përgjigjur avionëve rusë.
Burgu që u godit ndodhet në qytetin Bilenke në brigjet e lumit Dnieper, i cili ndan pozicionet e trupave ruse dhe ukrainase në zonën përreth./