Kjo është befasia me Cristiano Ronaldon

- Bota Sot

Kjo është befasia me Cristiano Ronaldon

Sipas disa burimeve të shumta, Cristiano Ronaldo ka arritur më në fund statusin zyrtar të miliarderit, duke u bërë futbollisti i parë në histori që fiton mbi 1 miliard dollarë nga karriera e tij.

Në qershor të vitit 2020, shumë media raportuan se portugezi kishte hyrë në “klubin e miliarderëve”, pas fitimit të 105 milionë dollarëve përmes pagave dhe marrëveshjeve të sponsorizimit gjatë 12 muajve paraprakë. Kjo e çoi totalin e të ardhurave të karrierës së tij përtej 1 miliardit.

Megjithatë, këto shifra përfaqësonin të ardhura bruto, pa llogaritur taksat, shpenzimet dhe investimet – pra nuk reflektonin pasurinë e tij neto. Në atë kohë, ai ende nuk kishte arritur statusin real të një miliarderi.

Në vitin 2025, situata ndryshoi – Ronaldo e arriti këtë moment historik me pasuri të plotë neto mbi një miliard dollarë. Por, çuditërisht, ai nuk është futbollisti më i pasur në botë.

Kush e mban fronin e pasurisë në futboll?

Përgjigjja është Faiq Bolkiah – një emër më pak i njohur në fushë, por shumë i njohur për pasurinë e tij. Faiq është një futbollist nga Brunei, i cili u stërvit në akademitë e Arsenalit, Chelseat dhe Leicesterit. Më pas, ai u transferua në Tajlandë për të luajtur në futbollin profesionist.

Por nuk janë pagat nga futbolli ato që e bëjnë atë më të pasurin – Faiq është nipi i Sulltanit të Bruneit dhe trashëgimtar i një pasurie që vlerësohet në rreth 20 miliardë dollarë. Në Tajlandë, ai fiton vetëm rreth 1,000 dollarë në javë nga futbolli.

Me këtë trashëgimi të jashtëzakonshme, është pak e mundur që ndonjë futbollist tjetër ta tejkalojë atë financiarisht – të paktën jo gjatë karrierës së tij si lojtar.



Read it all at Bota Sot