Manaj: Kam preferuar të mos flas për hir të tifozëve

- Bota Sot

Manaj: Kam preferuar të mos flas për hir të tifozëve

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj ditën e sotme është bërë me ekipi të ri, duke u transferuar nga Sivasspor te Sharjah FC. Pas dy sezonesh dhe 34 golash të shënuar, 28-vjeçari ka ndërmarrë një tjetër aventurë profesionale, atë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pas zyrtarizimit te Sharjah FC, Manaj i ka shkruar një mesazh tifozëve të Sivasspor në rrjetet sociale, duke lënë të nënëkuptuar se ka pasur përplasje me bordin dhe stafin teknik: “Tifozë të mi të dashur të Sivassporit, ju tani jeni më shumë sesa thjesht tifozë, familja ime dhe gjithmonë do të jeni.

Kemi ndarë momente vërtet të veçanta, të cilat askush nuk mund ti na i heqë, askush nuk mund ta njollosë atë që kemi arritur. Gjithmonë kam preferuar të mos flas shumë, madje as në momentet më të vështira, për hir tuaj dhe për dashurinë tuaj të pakushtëzuar. Kam gëlltitur shumë gjëra që nuk u bënë siç duhet ndaj meje, por nuk është koha e duhur.

Thjesht dijeni se ju kam qenë besnik nga dita e parë deri në ditën e fundit dhe gjithmonë do të jem. 34 gola dhe 11 asiste në dy sezone, duke u gëzuar së bashku, duke ju parë të lumtur është gjëja më e mirë që më ka ndodhur. Faleminderit për gjithçka, nuk do tju harroj kurrë ju dhe familjen time”.



Read it all at Bota Sot