Pavard mund të sakrifikohet

- Bota Sot

Pavard mund të sakrifikohet

Jan Bisek do të vazhdojë aventurën e tij me Interin.

Pavarësisht interesimit të disa klubeve angleze, siç ka zbuluar gazetari Mateo Moreto, qendërmbrojtësi gjerman ka bërë të ditur vullnetin e tij të qartë për të qëndruar në Milano.

Një vendim që nuk ndikon ndjeshëm në planet e drejtuesve zikaltër, të cilët janë të vendosur të forcojnë më tej repartin difensiv gjatë kësaj vere.

Në kontratën e Bisek, i ardhur nga Aarhaus në korrikun e vitit 2023, ekziston një klauzolë largimi prej 120 milionë eurosh, e vlefshme vetëm për muajin korrik dhe ekskluzivisht për klube jashtë Italisë.

Kjo klauzolë mbetet më shumë një mburojë sesa një skenar real transferimi.

PAVAR- Ndryshe paraqitet situata Pavard. Francezi, i blerë nga Bajerni për më shumë se 30 milionë euro, nuk është konsideruar i pashitshëm nga Interi. Klubi milanez është i hapur për ta lënë të largohet, por vetëm nëse mbërrin një ofertë serioze dhe e rëndësishme, kusht që për momentin ka ngushtuar ndjeshëm rrethin e të interesuarve.

Deri tani, vetëm Mançester Junajtid dhe disa klube nga Lindja e Mesme kanë bërë sondazhe paraprake, por asnjëra palë nuk ka avancuar.



Read it all at Bota Sot