Nga rroga e majme te trajneri serb, detaje interesante për shqiptarin

- Bota Sot

Nga rroga e majme te trajneri serb, detaje interesante për shqiptarin

Futbollisti Rei Manaj u bë zyrtarisht lojtar i Sharjah FC, duke i surprizuar të gjithë me zgjedhjen e tij.  

Sulmuesi lushnjar ka firmosur për dy vite. Teksa është raportuar se Sivaspor do fitojë 2 milionë euro nga kjo lëvizje.

Nga ana tjetër Manaj do të përfitojë një pagë të majme, plot 2.5 milionë euro në sezon, që e bën rrjedhimisht një nga më të paguarit e Kombëtares.   

Sulmuesi i bashkohet Feta Fetait, një tjetër lojtar i Kombëtares te Sharjah FC këtë sezon. Gjithashtu vlen të theksohet fakti se Manaj do të drejtohet nga një trajner serb.

Bëhet fjalë për Milos Millojeviq i cili duket se ka këmbëngulur për të transferuar shqiptarin te skuadra nga Emiratet e Bashkuara Arabe.



Read it all at Bota Sot