Chelsea duhet të shesë dy yje për të transferuar Garnachon

- Bota Sot

Chelsea duhet të shesë dy yje për të transferuar Garnachon

Chelsea po lidhet me transferimin e Alejandro Garnachos nga Manchester United, por fillimisht duhet të largojë disa lojtarë të panevojshëm për të liruar hapësirë në skuadër.

Blutë e Londrës do të vazhdojnë me përforcime para nisjes së edicionit të ri në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka dhënë disa informacione mbi planet e Chelseat për të ndjekur Xavi Simons dhe Garnacho.

“Hapi i parë, shkojnë për Xavi Simons, bisedimet kanë përparuar me Leipzig”, ka shkruar fillimisht Romano.

“Pastaj, hapi tjetër, ta konsiderosh Garnachon si një mundësi në muajin gusht, nëse kushtet e United për shitje përputhen me kushtet e Chelseat”.

“Që e gjithë kjo të ndodhë, Chelsea do të ketë nevojë që Nkunku dhe Sterling të largohen, dhe që Garnacho të mos shkojë diku tjetër”, përfundoi gazetari. 



Read it all at Bota Sot