Matjanët prezantojnë sulmuesin e ri

- Bota Sot

Matjanët prezantojnë sulmuesin e ri

Burreli vazhdon përforcimet në këtë merkato. Matjanët kanë transferuar një sulmues, duke shtuar kështu konkurencën në repartin e avancuar.

Luciano Uran do të mbajë veshur fanellën e Burrelit për sezonin e ri. 25-vjeçari i është bashkuar skuadrës në stërvitje, duke nisur menjëherë aventurën e tij me matjanët.

“Zyrtare | Luciano Uran i bashkohet ekipit tonë

Klubi ynë ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e sulmuesit uruguaian Luciano Uran, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. 25-vjeçari vjen me një eksperiencë të pasur në kampionate të ndryshme dhe cilësi të spikatura në repartin ofensiv.

I shpejtë, teknik dhe me ndjesi të lartë për golin, Luciano ka fituar menjëherë besimin e stafit dhe është kthyer në një nga pikat më të forta të ekipit. Me përkushtimin dhe profesionalizmin e tij, ai pritet të luajë një rol kyç në objektivat e këtij sezoni.

Mirësevjen Luciano Uran – sulmuesi ynë i ri nga Uruguai!”, ka shkruar klubi.



Read it all at Bota Sot