Granit Xhaka zyrtarizohet te klubi anglez, ja sa miliona euro

- Bota Sot

Granit Xhaka zyrtarizohet te klubi anglez, ja sa miliona euro

Granit Xhaka ka vendosur të rikthehet në Premierligë pas 2 vitesh.

Ai bëri transferimin e tij te skuadra e sapongritur në Premierligë, Sunderland.

Kjo do të jetë skuadra e tij e dytë në Angli, pasi që më parë kishte qenë pjesë e Arsenalit në periudhën 2016-2023.

“Macat e Zeza”, kanë paguar rreth 20 milionë euro për shërbimet e Xhakës, i cili do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me klubin.

Xhaka, në 2 vitet e tij te Leverkuseni bëri 99 paraqitje ku kishte shënuar 6 gola dhe 9 asistime, ku kishte fituar Bundesligën, Kupën e Gjermanisë, Superkupën si dhe kishte qenë në top 20-shen e “Topit të Artë 2024”.



Read it all at Bota Sot