Rey Manaj, mesazh prekës lamtumire për tifozët e Sivassporit

- Bota Sot

Rey Manaj, mesazh prekës lamtumire për tifozët e Sivassporit

Në një kohë kur futbolli shpesh është i mbushur me zhurmë dhe polemika, mesazhet e sinqerta nga zemra kanë peshë të veçantë.

Rey Manaj, sulmuesi i Sivassporit, ka zgjedhur fjalët për të falënderuar tifozët e tij, që për të nuk janë thjesht mbështetës, por një familje e madhe. Pas dy sezoneve të suksesshme me 34 gola dhe 11 asiste, ai ndan ndjenjat e tij të thella dhe besnikërinë e palëkundur që ka pasur ndaj tyre:

“Tifozët e mi të dashur të Sivassporit, tani ju jeni më shumë se thjesht tifozë, jeni familja ime dhe do të jeni gjithmonë. Ne kemi ndarë momente vërtet të veçanta, të cilat askush nuk mund t’i marrë dhe askush nuk mund t’i njollosë ato që kemi arritur.

Unë gjithmonë kam preferuar të mos flas shumë, edhe në momentet më të vështira, për hatrin tuaj, për dashurinë tuaj pa kushte. Kam gëlltitur shumë gjëra që nuk janë bërë siç duhet ndaj meje, por ky nuk është momenti. Thjesht dijeni se kam qenë besnik ndaj jush nga dita e parë deri në të fundit, dhe do të jem gjithmonë.

34 gola dhe 11 asiste në dy sezone, gëzimi ynë së bashku, t’ju shoh të lumtur ka qenë gjëja më e bukur që më ka ndodhur. Faleminderit për gjithçka, nuk do t’ju harroj kurrë ju dhe familjen time”.

Një mesazh që tregon përkushtimin, respektin dhe dashurinë e vërtetë të një lojtari për tifozët dhe klubin, duke lënë gjurmë të paharrueshme në zemrat e të gjithëve që e kanë ndjekur. Rey Manaj nuk është thjesht një futbollist, por një shembull i pasionit dhe lidhjes së fortë që krijohet mes fushës dhe stadiumit.

Në fakt, Rey Manaj i surprizoi të gjithë me transferimin e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke firmosur kontratë 2-vjeçare me skuadrën e Sharjah FC. Nag ky operacion merkatoje, Sivasspori përfitoi 2 milionë euro.



Read it all at Bota Sot