Pulisiç: Ndjej besimin e të gjithëve te Milani

- Bota Sot

Pulisiç: Ndjej besimin e të gjithëve te Milani

Sulmuesi i Milanit, Kristian Pulisiç ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport” ku foli për përvojën e tij me kuqezinjtë.“Këtu te Milani, më është dhënë liri që nga fillimi dhe ndiej besimin tek unë nga të gjithë: nga shokët e ekipit te trajneri, nga drejtorët te tifozët.

Duke më blerë mua, klubi më dha një mundësi të shkëlqyer dhe unë kam detyrë të përmirësohem çdo vit, të punoj shumë për të bërë gjithmonë një hap përpara në aspektin e performancës.”

Nëse gjërat shkojnë mirë, nuk do të jetë surprizë për mua, duke pasur parasysh atë që bëj si gjatë vitit ashtu edhe në parasezon për të qenë 100% dhe për të dhënë gjithçka që mundem.

Gjithashtu mendoj se Serie A është një turne shumë fizik dhe i vështirë”, vazhdoi ai.

“Që kur kam qenë në Itali, mendoj se jam përmirësuar në marrjen e vendimeve se si të përfundoj ndeshjet. Dua të them zgjedhjen midis një gjuajtjeje në portë dhe një pasimi të fundit. Për një lojtar sulmues si unë, këto janë aspekte themelore. 

Po, sepse aty duam të jemi. Qëllimi ynë është të kualifikohemi vitin tjetër. Liga e Kampioneve është gara më emocionuese evropiane dhe Milani meriton të luajë në të”, përfundoi Pulisiç.



Read it all at Bota Sot