Në qytetin ku Prishtinës fantome të Arkanit iu tregua dera, për tifozët merret një vendim nga polakët

- Bota Sot

Në qytetin ku Prishtinës fantome të Arkanit iu tregua dera, për tifozët merret një vendim nga polakët

Sanxhaku është si gjithmonë halë në sy për serbët!

Në qytetin e Novi Pazarit, aty ku nuk durohen provokimet e tifozëve famëkeq “Delija” e Cërvena Zvezdës dhe “Grobarit” të Partizanit, reagojnë tifozët “Torcida Sanxhaku” për një vendim skandaloz nga autoritetet polake. 

Duhet kujtuar se më 10 tetor të vitit 1993, Prishtina fantome (që përbëhej nga serbët) me të ashtuquajturin kryetar të klubit, kriminelin e luftës Zhelko Razhnatoviq – Arkan, iu thyen xhamat dhe i kthyen kokulur.   

Skuadra e Novi Pazarit do të luajë të enjten në orën 20:15 ndaj Jagiellonia-s në ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë të kualifikuese të Conference League.

Siç informojnë nga Novi pazari, nuk do të janë në këtë ndeshje.

“I informojmë të gjithë tifozët e Novi Pazarit se udhëtimi në Poloni është anuluar, për shkak të "kushteve" të reja të vendosura për ne nga policia polake. Konkretisht, është e ndaluar të lidhen tifozët që nisen nga Novi Pazari me tifozët tanë që janë në diasporë, si dhe tifozët e deklaruar të klubit tonë simotër Fenerbahce.

Ne besojmë se një masë e tillë është vendosur pa asnjë arsye dhe nuk do të marrim pjesë në një shfaqje të tillë”, - thuhet në deklaratën e tifozëve të Novi Pazarit.



Read it all at Bota Sot