Flick blindon Araujon: Nuk do të largohet nga Barcelona!

- Bota Sot

Flick blindon Araujon: Nuk do të largohet nga Barcelona!

Ronald Araújo nuk do të largohet nga Barcelona gjatë kësaj merkatoje verore. Konfirmimi vjen nga trajneri i ri i katalanasve, Hansi Flick, i cili në një konferencë për shtyp ka hedhur poshtë zërat që lidhnin mbrojtësin uruguaian me një transferim të mundshëm.

“Ka gjithmonë shumë zëra për Araújo, por nuk kam marrë asnjë sinjal apo lajm që ai dëshiron të largohet.

Kam në dispozicion një skuadër të madhe dhe me shumë cilësi.

Çdo pozicion është i mbuluar, madje në disa kemi edhe nga tre lojtarë. Nuk është e lehtë për t’u menaxhuar, natyrisht, por jam i kënaqur”, tha Flick.

Trajneri gjerman shtoi se është i befasuar nga spekulimet që qarkullojnë për mbrojtësin: “Më habit që dalin këto zëra për Ronald. Unë jam shumë i kënaqur me skuadrën që kam.”

Deklaratat e Flick i japin fund spekulimeve dhe konfirmojnë se Araújo do të vazhdojë të jetë një pjesë kyçe e projektit të ri të Barcelonës për sezonin e ardhshëm.



Read it all at Bota Sot