A do të shohim të rinj italianë në skuadrën e Milanit?

- Bota Sot

A do të shohim të rinj italianë në skuadrën e Milanit?

Massimiliano Allegri ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes miqësore ndaj Perth Glory, sfida e fundit e turneut veror të Milanit.

Perth nuk është as Arsenali, as Liverpool…

Jemi në fund të turneut, kemi punuar mirë dhe duhet të luajmë seriozisht. Për ne është një test i rëndësishëm, vlen për gjendjen fizike dhe taktike, por edhe aspektin mendor. Ndaj Arsenalit dhe Liverpool-it përqendrimi vinte natyrshëm. Nesër do të shohim sa kemi përparuar në respektin ndaj kundërshtarit.

A do të shohim të rinj italianë në skuadrën tuaj?

Fjala ‘të rinj’ është e vagullt. Nëse je i mirë, luan. Ne kemi skuadër shumë të re, çka është një avantazh për të ardhmen.

Cilët janë favoritët për titullin e Serie A?

Napoli është favorit, sepse kur fiton titullin, je gjithmonë favorit. Më pas Interi, që bën një punë të madhe prej vitesh. Pastaj Juve, Atalanta, Roma, Fiorentina, Lazio… Shoh shumë skuadra për “top 4”.

Mos pjesëmarrja juaj në Europë a përbën avantazh në Serie A?
Jo. Do të stërvitemi më shumë, por mungesa në Champions është humbje e madhe për ne. Aty përballesh me më të mirët.

Modriç e Gimenez janë rrugës për në Milanello…
Do t’i bashkohen grupit. Disa të rinj do të kthehen te ‘Milan Futuro’ dhe ‘Primavera’. Estupinan? Është i fortë dhe po përshtatet mirë në një grup me vlera brenda e jashtë fushës.



Read it all at Bota Sot