Genc Nuza dhe Mervan Bejtullahu delegohen gjyqtarët kryesor në Ligën e Konferencës

- Bota Sot

Genc Nuza dhe Mervan Bejtullahu delegohen gjyqtarët kryesor në Ligën e Konferencës

UEFA ka deleguar gjyqtarët kosovarë, Genc Nuzën dhe Mervan Bejtullahun si gjyqtarë kryesorë në ndeshjet e raundit të dytë në Ligës së Konferencës.

Nuzës i është besuar detyra për të ndarë drejtësinë në ndeshjen Zilina – Rakoë, e cila do të zhvillohet në stadiumin “MSK Zilina” në Zhilinë të Sllovakisë.

Ai do të asistohet nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj si anësor, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Dardan Çaka.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten, më 31 korrik, nga ora 20:30.

Ndërkaq Bejtullahu do të gjykojë ndeshjen Gyori ETO – Pyunik, e cila do të zhvillohet në stadiumin “ETO Park” në Győr të Hungarisë.

Ai do të asistohet nga Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa si anësor, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Rrezart Hasanaj.

Edhe kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten, më 31 korrik, me fillim në orën 19:00.



Read it all at Bota Sot