Sunderlandi ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Granit Xhaka, i cili i bashkohet klubit anglez nga Bayer Leverkusen. Mesfushori do të firmosë kontratë trevjeçare me klubin nga “Stadium of Light”.
Xhaka mbërrin në Sunderland pas një dekade ku ka qenë pjesë e pandashme e elitës së futbollit evropian.
Ai ka zhvilluar 225 ndeshje në Premier League me Arsenalin, ku fitoi dy herë FA Cup dhe mbajti shiritin e kapitenit të “Topçinjve”.
E ishte faqja zyrtare e Premierligës që i uroi mirëseardhje Xhakës.
“Mirë se u ktheve në Premierligë, Granit Xhaka”, shkruhej në postimin e ligës elitare angleze.