Teuta përforcohet

- Bota Sot

Teuta përforcohet

David Fadairo është zyrtarisht lojtar i Teutës. Klubi durrsak e ka prezantuar anësorin 24-vjeçar, ndërsa po zhvillon fazën përgatitore në Poloni.

“David Fadairo është zyrtarisht lojtar i Teutës!

Anësori nigerian, 24 vjeç, vjen nga klubi Tatran Prešov në Sllovaki, ku është aktivizuar rregullisht gjatë sezonit të fundit.

Me eksperiencë në liga si ajo e Sllovakisë, Republikës Çeke, Qipros dhe Austrisë, Fadairo është një profil ofensiv që sjell shpejtësi, driblim dhe fleksibilitet në krahët e sulmit”, shkruan Teuta.



Read it all at Bota Sot