Neuer i hap rrugën rikthimit në Kombëtare, Nagelsmann e refuzon

- Bota Sot

Neuer i hap rrugën rikthimit në Kombëtare, Nagelsmann e refuzon

Mëngjesin e ditës së sotme disa redaksi lajmesh bënë me dije se Manuel Neuer ishte gati që të rikthehej në Kombëtare për të udhëhequr Gjermaninë në Kupën e Botës 2026.

Sipas medieve të ndryshme portieri i Bayern ishte treguar i gatshëm që të hiqte dorë nga vendimi i marrë pak muaj më parë, kur vendosi të largohej nga Gjermania, pas dëmtimit të Marc-André ter Stegen. Por një skenar i tillë duket se është hedhur menjëherë poshtë nga komisari teknik i Gjermanisë, i cili tha sot se po programonte ekipin e Botërorit me portierin e Barcelonës si titullar.

“Në planet e mia gjithçka është e qartë, Marc do të kthehet në dhjetor nga dëmtimi, pastaj do të luajë dy ndeshjet në mars, dhe gjithashtu në qershor, dhe pastaj do të luajë në Kupën e Botës”, tha Nagelsmann, pas punimeve në Kongresin Ndërkombëtar të Trajnerëve në Lajpcig.

Në fjalën e tij, 38-vjeçari nuk u ndal gjatë në situatën delikate që po kalon ter Stegen.

Siç dihet portieri i Barcelonës nuk është titullar pasi vetëm pak ditë më parë Hansi Flick i ka komunikuar se është zgjedhja e tretë. 32-vjeçari, në kundërshtim të hapur me klubin, vendosi që të operohej në shpinë dhe rikthimi i tij në fushë nuk do të jetë përpara muajit dhjetor.



Read it all at Bota Sot