Kounde konfirmon vazhdimin e kontratës me Barcelonën

- Bota Sot

Kounde konfirmon vazhdimin e kontratës me Barcelonën

Mbrojtësi francez, Jules Kounde do të qëndrojë te Barcelona.

Futbollisti e konfirmoi këtë pasi që u pyet nga disa gazetarë, në turin parasezonal që po e zhvillon Barça në Azi.

“Po, gjithçka është gati që unë të rinovoj deri në vitin 2030, kur të kthehemi në Barcelonë. Ka qenë e shpejtë”, u shpreh Kounde.

Kounde, sezonin e kaluar ishte një nga lojtarët më të mirë të Barcelonës, ku bëri 53 paraqitje dhe shënoi 4 gola dhe 8 asistime.

Ai fitoi La Ligën, Superkupën si dhe Kupën e Mbretit, në të cilën kishte shënuar golin e fitores ndaj Real Madridit.



Read it all at Bota Sot