Jonathan David është prezantuar si sulmuesi i ri i Juventus-it.
Sulmuesi kanadez, i cili kaloi me kosto zero tek Juventus nga Lille, foli me shtypin për të shpjeguar qëllimet e tij dhe arsyet që e çuan të zgjidhte Juventusin.
– Përshtypjet tuaja të para?
“Është një ndjenjë e mrekullueshme për mua të jem në një ekip si Juventusi. Java e parë shkoi shumë mirë, shokët e mi të ekipit më ndihmuan shumë.”
– Pse zgjodhët Juventusin? A ishin të përfshirë edhe Interi dhe Napoli?
“Patëm disa diskutime me menaxherin, gjë që ishte e rëndësishme për mua. Fola edhe me shokët e mi të ekipit. Kishte interes të madh që unë të vija këtu, dhe unë kisha të njëjtin interes”.
– Në sezonet e fundit, nuk ke rënë kurrë nën 25 gola… A mendon se mund t’ia dalësh edhe në Itali?
“Jam përpjekur të ruaj qëndrueshmërinë gjatë viteve. E di që Serie A është ndryshe, më taktike dhe mbrojtëse, por është një sfidë. Për mua, është e mundur; duhet të punoj shumë, por mund ta bëj.".