Mario Balotelli merr ofertën  befasuese

- Bota Sot

Mario Balotelli merr ofertën  befasuese

Pasi ka luajtur në disa kampionate të njohura, Mario Balotelli është pranë transferimit në Spanjë për herë të parë në karrierën e tij. Balotelli ka marrë një ofertë nga Real Murcia, një ekip i Primera RFEF që ka tërhequr vëmendjen e sulmuesit veteran me një ofertë konkrete.

Pas një karriere jo pak të bujshme, por që mund të shkonte shumë herë më mirë, sulmuesi aktualisht është pa klub pas një periudhe të shkurtër te Genoa, ku luajti jo më shumë se 50 minuta në sezonin e kaluar.

Klubi spanjoll beson se ardhja e Balotellit mund t’i ndihmojë të arrijnë synimin kryesor në sezonin e ri. Real Murcia bën pjesë në Kategorinë e Tretë në Spanjë dhe synimi është që në sezonin e ardhshëm të rikthehet në Segunda Divizion.

Klubi spanjoll i ka ofruar Balotellit një kontratë një vjetore me pagë 500 mijë euro në sezon, shifër rekord për këtë ekip dhe nivelin ku luan. Sigurisht që për Balotellin kjo është një shifër e “ulët”, por duke ditur që është pa ekip, në gjendje jo fort të mirë fizike, oferta e Real Murcia mund të konsiderohet bujare.

Lojtari dhe agjentët e tij po vlerësojnë detajet e ofertës së ardhur nga Spanja, por bisedimet mes palëve janë në një fazë shumë të avancuar dhe zyrtarizimi duket çështje kohe.



Read it all at Bota Sot