Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

- Bota Sot

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

Fluturimi i avionëve në disa aeroporte të Londrës u pezullua përkohësisht për shkak të një defekti teknik.

Autoriteti i trafikut ajror në Mbretërinë e Bashkuar tha se u kufizua numri i avionëve që fluturojnë në zonën e kontrollit të Londrës për të garantuar sigurinë.

Problemi ka qenë një defekt teknik në qendrën e kontrollit të trafikut ajror NATS Swanwick. Të dy aeroportet, London City dhe Gatwick, thanë se problemi i kontrollit të trafikut ajror ndikoi në nisje.

“Si rezultat i një problemi teknik në qendrën e kontrollit të trafikut ajror NATS Sëanëick, ne po kufizojmë numrin e avionëve që fluturojnë në zonën e kontrollit të Londrës në mënyrë që të sigurojmë sigurinë, e cila është gjithmonë përparësia jonë e parë”, tha autoriteti i kontrollit të trafikut ajror NATS në një deklaratë.

Rreth orës 18:00, NATS – autoriteti i trafikut ajror i Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se nisjet në të gjitha aeroportet kanë rifilluar .

“U kërkojmë ndjesë të gjithë atyre që janë prekur nga kjo çështje”, thanë autoritetet e NATS.



Read it all at Bota Sot