Tifozët “Ballistët” e Tetovës janë grupi i tifozëve të Shkendijës, klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut gjithashtu kampion i këtij vendi, përballen me Steaua-n në Bukuresht në ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë të kualifikueseve për Champions League në futboll.
“Shqiptarët marshojnë nëpër rrugët e një qyteti ku Kosova urrehet po aq sa në Beograd!
Gjithçka po dridhet”, shkruan media boshnjake “Sportsport”.
“Është një nga grupet më të organizuara të tifozëve shqiptarë, i njohur për shfaqjen e simboleve shqiptare kudo dhe për brohoritjen për ekipin kombëtar.
Shkëndija e ka nisur këtë sezon në mënyrë fenomenale dhe sonte ka mundësinë të bëjë histori në Bukuresht, një qytet ku Kosova urrehet pothuajse po aq sa në Beograd.
Shqiptarët dhe Kosova janë gjithçka tjetër përveçse të mirëpritur në Bukuresht. Kjo u tregua edhe nga ndeshjet jashtë fushe të ekipit kombëtar të Kosovës gjatë kualifikimeve të Ligës së Kombeve dhe në Kampionatit Evropian.
Ndeshja e fundit midis këtyre dy ekipeve u ndërpre madje sepse Kosova braktisi fushën për shkak të brohoritjeve "Kosova është Serbi"”, shkruan media boshnjake.
“Disa qindra anëtarë të ‘Ballistëve{ kanë mbërritur tashmë në kryeqytetin rumun dhe po marshojnë në një kortezh drejt stadiumiti”, shkruan më tej.
"Të gjitha tribunat po dridhen, nuk jeni vetëm", këndojnë tifozët shqiptarë ndërsa marshuan nëpër rrugët e Bukureshtit të veshur me bluza të zeza me mbishkrimin ACAB.