Gabbia beson te Milani

- Bota Sot

Gabbia beson te Milani

Mateo Gabbia, mbrojtësi i Milanit, ka folur me entuziazëm për atmosferën e re që po krijohet te kuqezinjtë nën drejtimin e trajnerit Masimiliano Alegri. Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, lojtari theksoi rëndësinë e punës së detajuar që po bëhet në këto ditë të para të fazës përgatitore.

“Na pëlqen mënyra e tij e përditshme e punës, është e mbushur me përkushtim dhe vëmendje ndaj çdo detaji”, u shpreh Gabia. “Edhe stafi i tij teknik është shumë i përgatitur dhe ka sjellë një frymë të re në skuadër, pas një sezoni të vështirë që lamë pas.

Na kanë dhënë besim dhe dëshirën për të filluar nga e para, të bashkuar”. Gabia nuk ka asnjë dyshim për rolin e Alegrit në këtë projekt të ri.

“Absolutisht po. Trajneri dhe stafi i tij janë personat e duhur për të na rikthyer në majë dhe për të bërë një sezon pozitiv. Kanë një përvojë dhe një palmares të jashtëzakonshëm. Do t’i ndjekim me besim për të arritur rezultatet që një klub si Milani i meriton”, përfundoi ndër të tjera Mateo Gabia.



Read it all at Bota Sot