Ballistët e Shkëndijës e kallin atmosferën në Bukuresht

- Bota Sot

Ballistët e Shkëndijës e kallin atmosferën në Bukuresht

Atmosferë e zjarrtë në Bukuresht, ku kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Tetovës, përballet sonte me gjigantin rumun Steaua Bukureshti në ndeshjen e kthimit të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Shkëndija mbërriti në kryeqytetin rumun me një avantazh të artë prej 1-0, pas fitores në ndeshjen e parë të zhvilluar në Maqedoni. Por përpara se topi të vihet në qendër të fushës, është një tjetër element që ka vjedhur vëmendjen në Bukuresht: tifozët e zjarrtë të Shkëndijës – Ballistët.

Grupi ultra nga Tetova ka marshuar dhe kënduar rrugëve të qytetit, duke sjellë një atmosferë elektrizuese përpara sfidës vendimtare.

Këngët patriotike dhe koreografitë e tyre nuk munguan, por ajo që bëri më shumë jehonë ishte slogani i fuqishëm që u dëgjua në një nga këngët e tyre:

“Kur të bëhemi një shtet.".



Read it all at Bota Sot