Amir Abrashi jashtë fushës për një periudhë të gjatë

- Bota Sot

Amir Abrashi jashtë fushës për një periudhë të gjatë

Kapiteni i Grasshoppersit, Amir Abrashi, u lëndua në stërvitje dhe do të jetë jashtë fushës për disa javë, ka bërë të ditur mediumi zviceran “Blick”.

Amir Abrashi ishte një nga emrat që mungonin në listën e ndeshjeve për humbjen në miqësore (3:0) të së martës kundër Celta Vigos në kampusin e GC.

 Megjithatë, kapiteni nuk po pushon, por është jashtë për shkak të një dëmtimi”, shkruan media zvicerane.

 Sipas “Blick”, veterani pësoi një dëmtim muskulor në stërvitje dhe pritet të jetë jashtë fushës për disa javë. 

“Mungesa e veteranit është një goditje e rëndë, pasi trajneri Gerald Scheiblehner ka një ekip të ri me pak përvojë”, shkruan ndër të tjera media zvicerane.



Read it all at Bota Sot