Manchester United kërkon me ngulm sulmuesin e Aston Villa-s!
Manchester United po punon intensivisht për të përforcuar repartin ofensiv, me drejtuesit që janë të vendosur të sjellin emra të rinj në “Old Trafford”.
Me Rasmus Højlund nën presion për të dhënë më shumë dhe Joshua Zirkzee që ende nuk ka bindur plotësisht, vëmendja është zhvendosur drejt një sulmuesi me përvojë dhe efikasitet të dëshmuar.
Sipas asaj që raporton The Mirror, objektivi kryesor i “Djajve të Kuq” është tashmë Ollie Watkins, qendërsulmuesi i Aston Villës, i cili ka ardhur nga një sezon mbresëlënës me 17 gola të shënuar në 54 ndeshje në të gjitha kompeticionet, përfshirë Premier League, Champions League dhe FA Cup.