Rumunët paralajmërojnë ndeshjen për në Kosovë: Skuadra e tyre vlen më pak se Darius Olaru

- Bota Sot

Rumunët paralajmërojnë ndeshjen për në Kosovë: Skuadra e tyre vlen më pak se Darius Olaru

Steaua bie në Europa League dhe do të përballet me Dritën e Gjilanit. 

“Steaua i thotë lamtumirë Champions League dhe do të vazhdojë në Europa League, pasi humbi edhe ndeshjen e kthimit me Shkendijën”, shkruan media rumune “Sport”.

“Kampioni i Maqedonisë së Veriut fitoi të dy ndeshjet kundër Steaua-s në raundin e 2-të të kualifkueseve në Champions League. 

Pas fitores 1:0 në Shkup, Shkendija fitoi edhe në ‘Arenën Kombëtare{, me rezultatin 2:1.

Kështu, FCSB tani do të vazhdojë në raundin e 3-të të UEFA Europa League. Atje do të përballet me kampionin e Kosovës, KF Drita.

Skuadra e Dritës vlen më pak se Darius Olaru”, shkruan media rumune.

“Sipas faqes së specializuar Transfermarkt, skuadra e Dritës vlen 6.35 milionë euro. Lojtari më i vlerësuar është Albert Dabiqaj (29 vjeç) - 600,000 euro.

Në krahasim, skuadra e FCSB vlen 50.18 milionë euro. Lojtari më i vlerësuar i kampionit rumun është Darius Olaru (27 vjeç) - 7.5 milionë euro. Vetëm Olaru vlen shumë më tepër se e gjithë skuadra e Dritës.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 7 gusht, ndërsa ndeshja e kthimit midis FCSB dhe Dritës do të zhvillohet më 14 gusht”, ka shkruar media rumune.



Read it all at Bota Sot