Pronari i skuadrës rumune ndihet i poshtëruar nga shqiptarët: Nëse Zoti nuk interesohet për mua...

- Bota Sot

Pronari i skuadrës rumune ndihet i poshtëruar nga shqiptarët: Nëse Zoti nuk interesohet për mua...

Gigi Becali kokulur!

Shkëndija e Tetovës me zemër të madhe e rrëzoi skuadrën e madhe rumune Steaua-n duke e mposhtur me rezultat 2:1 në Bukuresht po ashtu me 1:0 edhe në ndeshjen e parë në Shkup.

Kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkëndija kualifikohet në rrethin e tretë të Champipns League. 

“Gigi Becali reagoi menjëherë pas poshtërimit në ndeshjet paraeliminatore të Champions League, duke thënë: "E turpshme. Nuk kam folur për futboll për pesë muaj"!”, transmeton media rumune “Sport”.

Gigi Becali, pronari i FCSB, ndërhyri drejtpërdrejt në televizionin Digi Sport ku shpjegoi se nuk do të fliste për futboll në muajt në vijim.

Milioneri nga Pipera e përshkroi humbjen me Shkendijën me një fjalë: E turpshme.

"Të përgëzoj, sepse u lute më shumë se unë. Nuk do të flas për futboll për tre-katër-pesë muaj!

Është e turpshme ajo që ndodhi. Dhe nëse Zoti nuk interesohet për mua... Çfarë duhet të bëj?

Për çfarë mund të flas? Kur ekipi u tall me mua, a kam ende të drejtë të flas? Atëherë do të tall me telashet dhe do të qesh me ty", tha Gigi Becali.



Read it all at Bota Sot