Rangers ka kaluar në raundin e tretë kualifikues të Champions League, pas një barazimi 1-1 në udhëtim kundër Panathinaikos në Athinë të mërkurën mbrëma, duke shkuar tutje me rezultatin agregat 3-1.
Një gol me kokë nga Filip Duricic i ka dhënë epërsinë Panathinaikos vetëm tetë minuta pas pjesës së dytë, duke e ngushtuar rezultatin e përgjithshëm në një gol dhe duke e ndezur atmosferën në stadium.
Portieri i Rangers, Jack Butland, është vënë në provë disa herë gjatë pjesës së parë dhe ka realizuar disa pritje vendimtare, duke e mbajtur në lojë skuadrën skoceze.
Vetëm katër minuta pasi ka hyrë në lojë, zëvendësuesi Djeidi Gassama e ka barazuar rezultatin e ndeshjes, duke e rikthyer epërsinë e Rangers.
Goli i tij prakitikisht e ka vulosur fatin e përballjes, duke i zbehur përpjekjet e Panathinaikos që po mundohej ta përmbyste rezultatin.
Rivali i radhës për Rangers do të jetë Viktoria Plzen.