Të gjithë me sytë nga Europa, Dinamo, Egnatia dhe Vllaznia

- Bota Sot

Të gjithë me sytë nga Europa, Dinamo, Egnatia dhe Vllaznia

Mbrëmja e sotme do të jetë mjaft spektakolare për shqiptarët. 3 ekipet e Superiores do të zbresin në fushë për të kërkuar kualifikimin për në fazën e 3-të të Conference League.

Dinamo, Egnatia dhe Vllaznia do të luajnë ndeshjet e kthimit që janë të vlefshme për raundin e dytë të këtij turneu.

Saktësisht gjithçka do të ngre siparin me duelin mes Dinamos dhe Atletic Escaldes.

Dueli i parë mes tyre ka përfunduar 2-1 për dinamovitët dhe në mbrëmje Ilir Daja së bashku me ekipin e tij do të synojë fitoren ose një barazim në “Elbasan Arena” për të kaluar në fazën tjetër.

Në po të njëjtën orë do të luajë edhe Vllaznia. Shkodranët do të luajnë në tranfertën Islandeze, ku do të sfidojnë Vikingur Reykjavik. Ashtu si Dinamo edhe Vllaznia ka fituar ndeshjen e parë me rezultatin 2-1 dhe tashmë është vetëm 90-të minuta larg historisë, kalimit në fazën tjetër.

Ndërkohë vetëm 15 minuta më vonë do të startojë sfida e Egnatias. Rrogozhinasit presin në “Egnatia Arena” skuadrën e Dinamo Minsk. Kampionët e Superiores kanë fituar duelin e parë mes tyre me shifrat 2-0 dhe në shtëpi nuk priten hapa fals. Edlir Tetova do të jetë “all-in” për një tjetër trium që do t’u siguronte edhe kalimin në fazën e 3-të të Conference League.



Read it all at Bota Sot