Ia “hoqi nga duart” 400 mijë euro Tiranës

- Bota Sot

Ia “hoqi nga duart” 400 mijë euro Tiranës

Mustaf Abdullahu nuk do të jetë më futbollist i Tiranës.

Gardiani i portës prej javësh nuk është më pjesë e skuadrës, madje mungoi edhe në fazën përgatitore në Greqi.

21-vjeçari sezonin e mbylli me Karlsruher SC në Gjermani, por nuk ia doli të fitonte simpatinë dhe besimin e drejtuesve gjermanë. Këto të fundit vendosën të mos e blejnë kartonin e lojtarit “dardan”, duke i hequr Tiranës nga “duart” plot 400 mijë euro.

Kjo pasi siç dihet Abdullahu ka kontratë me kryeqytetasit deri në verën e vitit 2028.

Nga sa mësohet, 21-vjeçari kërkon një tjetër destinacion, ndërsa nga palët ende nuk ka një konfirmim mbi këtë lëvizje.



Read it all at Bota Sot