Emri i Xherdan Shaqirit lakohet në mediat boshnjake posaçërisht në mediumin sportiv “Sportsport”, sipas tyre mund të luajë me Baselin në Beograd në kuadër të kualifikueseve në Champions League.
Media boshnjake e sheh Baselin si rival të mundlshëm të Cërvena Zvezdës së Beogradit.
“Baseli u bë kampion i Zvicrës sezonin e kaluar dhe emri kryesor në ekip është Xherdan Shaqiri.
Kampioni serb mund të përballet me fituesin e duelit Slovan Bratisllava - Kairat, pastaj Qarabag - Shkendija, Dinamo Kiev - Paphos dhe Sturm Graz, si dhe me Baselin.
Për shkak të marrëdhënieve politike, Dynamo Kiev duket si një klub për tu shmangur, ndërsa Baseli është një minë e vërtetë tokësore sepse është klub i famshëm.
Shaqiri është me origjinë nga Kosova, dhe madje mban flamurin e Kosovës në këpucët e tij. Duke luajtur për Zvicrën, ai u shkaktoi shumë dhimbje tifozëve serbë me golat e tij.
Ky është një lojtar që është në marrëdhënie shumë të mira me Marko Arnautoviqin, pasi ata luajtën së bashku për dy sezone për Stoke City kur ky klub ishte në kulmin e tij”, shkruan media boshnjake.
Shaqiri është kapiten i Baselit dhe shënuesi më i mirë i kampionatit zviceran.