Ilir Daja bën disa ndryshime në formacion

- Bota Sot

Ilir Daja bën disa ndryshime në formacion

Dinamo ka projektuar një formacion të balancuar dhe ofensiv për sfidën e kthimit ndaj Atletik Eskaldes, duke u rreshtuar në skemën klasike 4-3-3.

Në portë qëndron i besuari Teqja, ndërsa katërshja e mbrojtjes pritet të përbëhet nga Meksi, Aliji, kapiteni Bruno Dita dhe Lorran.

Kjo prani e Ditës është një lajm pozitiv për dinamovitët, pas mungesës në ndeshjen e parë, ndërkohë që mungesa më e ndjeshme është ajo e Rustem Hoxhës, i cili nuk do të jetë i gatshëm për shkak dëmtimi.

Mesfusha do të jetë një përzierje eksperiencës dhe dinamizmit, me Gasamën si një ekran mbrojtës, të mbështetur nga Qefalija dhe Nani që kanë detyrën për të lidhur repartet dhe për të krijuar hapësira për lojtarët ofensivë.

Rikthimi i Mandelës në sulm pritet të jetë një nga armët kryesore të Ilir Dajës, pasi sulmuesi ka treguar shpesh vendimtari në ndeshje të tilla me peshë.

Krahët do t’i besohen dyshes Bregu-Zabërgja, të cilët kanë rrezikuar shpesh me depërtimet dhe goditjet nga distanca. Formacioni i zgjedhur reflekton qartazi dëshirën për të mbajtur kontrollin e lojës dhe për të goditur me shpejtësi në hapësirat që do të lërë kundërshtari. Me rikthimin e liderëve dhe një grup që po fiton gjithnjë e më shumë stabilitet, kryeqytetasit duken të vendosur të mos e lënë rastin për interpretim.



Read it all at Bota Sot