Asnjë sinjal se dëshiron të largohet

- Bota Sot

Asnjë sinjal se dëshiron të largohet

Në prag të miqësores së dytë verore të Barcelonës, Hansi Flick foli në konferencë për shtyp nga grumbullimi i ekipit në Korenë e Jugut.

Në një takim të ndjekur masivisht nga mediat (120 gazetarë të akredituar), trajneri gjerman preku çështjet më të nxehta të momentit:

“Jam shumë i kënaqur me mikpritjen që kemi marrë këtu në Kore. Një numër i madh njerëzish na pritën në aeroport dhe në hotel. Është shumë nxehtë, nuk është e lehtë të stërvitesh në këto kushte, por skuadra po punon mirë”.

E ardhmja e Araújos dhe mesfusha: “Ronald? Flitet gjithmonë shumë për të, por unë nuk kam marrë asnjë sinjal që dëshiron të largohet. Kam një skuadër shumë të fortë dhe të thellë. Në disa pozita kam deri në tri alternativa. Nuk është e lehtë për t’u menaxhuar, por jam i lumtur që e kam këtë problem”.

Objektivat sezonalë: “Jam optimist. Kemi shumë cilësi. Sezonin e kaluar fituam tre trofe, këtë vit do të ketë shumë ekipe që do të garojnë fort”.

Për Lamine Yamal: “Është një talent i jashtëzakonshëm, mund t’i vendosë ndeshjet i vetëm. E ka treguar tashmë. Nesër do të luajë”.

Për Dro, talentin e ri të “La Masía”: “Është një talent i pastër, stërvitet me ne që nga fundi i sezonit të kaluar. Teknikisht është shumë i aftë, i zgjuar. Ka ende për të mësuar, por jam shumë i kënaqur që e kam në skuadër”.

Për Rashford: “E kam ndjekur prej vitesh, ka cilësi të mëdha. Pres shumë nga ai me këtë fanellë”..



Read it all at Bota Sot