Lëndohen 25 persona pas turbulencave të forta në fluturimin Salt Lake City-Amsterdam

- Bota Sot

Lëndohen 25 persona pas turbulencave të forta në fluturimin Salt Lake City-Amsterdam

25 persona në bordin e një fluturimi të Delta Air Lines u shtruan në spital të mërkurën në mbrëmje pasi aeroplani, i cili po fluturonte nga Salt Lake City për në Amsterdam, përjetoi turbulenca të forta që e detyruan të bënte një ulje emergjente në Minnesota.

Fluturimi DL56 u devijua në Aeroportin Ndërkombëtar Minneapolis-Saint Paul.

Kjo pasi përjetoi “turbulenca të konsiderueshme”, tha Delta në një deklaratë. Ai mbante 275 pasagjerë dhe 13 anëtarë të ekuipazhit dhe u prit nga personeli mjekësor pas uljes, tha linja ajrore, raporton The New York Times.

Airbus A330-900 u ul rreth orës 7:45 pasdite sipas orës qendrore, tha Jeff Lea, një zëdhënës i aeroportit, duke shtuar se njerëzit ishin lënduar nga turbulencat.



Read it all at Bota Sot