Një ditëlindje me shije të përzier për Antonio Conte, i cili sot feston 56-vjetorin.
Fillimisht, Juventusi, ish-klubi i tij si lojtar dhe trajner, ia uroi publikisht ditëlindjen, por më pas gjithçka u kthye në një stuhi fyerjesh në rrjetet sociale.
Brenda më pak se gjysmë ore, postimi i klubit bardhezi u mbush me komente negative nga një pjesë e ndjekësve, drejtuar pikërisht Contes, i cili nuk ka lënë kujtime të mira në Torino për të gjithë tifozët.
Urimi i Juventusit u kthye kështu në një rast për polemika, duke treguar se lidhja mes trajnerit dhe një pjese të tifozërisë bardhezi mbetet ende e tensionuar.