Skandal, skuadra nga Sanxhaku sulmohet nga 30 persona në Poloni

- Bota Sot

Skandal, skuadra nga Sanxhaku sulmohet nga 30 persona në Poloni

Delegacioni i klubit të futbollit Novi Pazari u sulmua në Poloni para ndeshjes së dytë të kualifikueseve të Conference League në futboll.

Novi Pazari sot (20.15) do të luajë kundër Jagiellonias në kuadër të ndeshjes së kthimit.

Në ditën e ndeshjes, skuadra nga Sanxhaku bëri të ditur për sulmin ndaj një pjese të delegacionit që udhëtoi për në Poloni.

“Për fat të keq, jemi të detyruar të informojmë publikun se një incident i rëndë ndodhi gjatë orëve të mbrëmjes që kërcënoi sigurinë e anëtarëve të delegacionit tonë.

Pas darkës në një restorant në qendër të Bialystokut, të cilin anëtarët tanë e lanë...

Rreth orës 22:45, ata vunë re një grup individësh të dyshimtë me bluza dhe kapele të zeza që i shikonin nga korridoret e afërta.

Në momentin kur një pjesë e delegacionit u përpoq të kthehej në hotel, rreth 15 persona u drejtuan drejt njerëzve tanë, gjë që i detyroi ata të tërhiqeshin përsëri në restorant dhe të telefononin menjëherë policinë.

Fatkeqësisht, patrulla e policisë mbërriti vetëm pas më shumë se 30 minutash, dhe automjetet u ndalën rreth dhjetë metra larg restorantit.

Në një përpjekje për të arritur te automjeti që duhej ti merrte, anëtarët e delegacionit tonë iu nënshtruan një sulmi shtesë nga një grup prej mbi 30 personash të maskuar të cilët sulmuan anëtarët e ekspeditës sonë.

Theksojmë se anëtarët tanë nuk mbanin asnjë shenjë dalluese të klubit në atë moment. Vetëm falë qetësisë së të pranishmëve dhe, në atë moment, reagimit profesional të policisë, u shmangën incidente serioze.

Klubi i Futbollit Novi Pazar shpreh shqetësimin e tij të thellë për sigurinë e anëtarëve të tij dhe indinjatën për reagimin e ngadaltë të policisë lokale”, thuhet mes të tjera në njoftimin e Novi Pazarit.



Read it all at Bota Sot