I ka humbur rruga në oborr!
Shkëndija ia bëri mjegull Bukureshtin!
Para se të luanin në Bukuresht me Shkëndijen Gigi Becali mendonte për një fitore të lehtë!
Gigi Becali, president i klubit Steaua, më shumë njihet për deklarata skandaloze se sa për suksese!
Shkëndija e Tetovës e tronditi në dy ndeshje, e mundi me 1:0 në Shkup dhe mbrëmë më 2:1 në Bukuresht, duke i treguar Bacalit se nuk ka ekip për Champions League!
Becali nuk ka ekip për Champions League, u pa në dy ndeshje!
Tani kapet edhe me Kosovën!
“GIgi Becali shkakton skandal në Kosovë!”, është titulli i mediumit rumun “Sport”.
Gigi Becali e di kush është Kosova dhe e njeh mirë traditën e futbollit tonë.
E ka të freskët edhe kombëtaren e Kosovës, ku për shkak provokimeve të rënda Rumania ishte dënuar rëndë me mjete financiare nga UEFA.
Çfarë po do Gigi Becali?
Do edhe një poshtërim, kësaj radhe nga kampioni i Kosovës në Europa League!
Pastaj do të rehatohet profesionalisht!
Drita është kampione e Kosovës, nivel i Shkëndijes së Tetovës apo edhe më e fortë!
Gigi Becali tani ka sikletin, nuk di se çfarë flet, sulmon Kosovën dhe as vet nuk e di përse!
“Nëse Kosova na nxjerr jashtë, atëherë edhe ne do të përjashtohemi nga futbolli.
Kështu duhet të jetë.
Nuk mendoj se ka një ekip më të dobët se këta, se nuk ka më të dobët.
Nuk mendoj se ka një ekip më të dobët se ky", tha Gigi Becali për “Digi Sport”.