Gigi Becali e humbi kontrollin, pasi Shkëndija eliminoi Steauan e Bukureshtit në turin e dytë të Ligës së Kampioneve.
Presidenti i klubit rumun nuk u kursye aspak. Në qendër të kritikave u vendos kapiteni Adrian Sut, por dhe pjesa tjetër e shokëve të skuadrës.
Bekali ndërkohë mbroi trajnerin Elias Karalambus. I gjithë faji sipas tij i përket lojtarëve.
“A, jo, jo, jo. Po çfarë faj ka trajneri që këta nuk vrapojnë në fushë?
Lojtarëve nuk u pëlqen më të vrapojnë, nuk duan më. Çfarë të them, kanë para, kanë blerë apartamente. Përse të vrapojnë më?
Kanë edhe disa qindra mijëra euro, mbaroi. Nuk kanë më stresin e ditës së nesërme, të familjes. Duhet të dish çfarë është frika.
Nuk kanë më ambiciet për t’u bërë milionë, atëherë kjo është.
Nëse nuk ke stres dhe frikë për familjen tënde, as ambicien e milionerit, atëherë lamtumirë! ‘O sa nxehtë ishte në stërvitje, o nuk mund të vrapoj’. Përse të vrapojë më Sut? Ai ndodhet në situatë të mirë”, u shpreh Bekali.