Trajneri driblon diskutimet për kapitenin

- Bota Sot

Trajneri driblon diskutimet për kapitenin

Barcelona ka lënë pas Japoninë dhe është zhvendosur në Korenë e Jugut, aty ku do të zhvillojë dy ndeshje miqësore. 

E para ishte sot kundër FC Seul. Dhe me këtë rast trajneri i katalanasve, Hansi Flik kishte folur për mediat duke dhënë përshtypjet rreth përgatitjeve në Kore. Trajneri gjerman gjithashtu shqyrtoi situatën aktuale te Barça.

Trajneri, ashtu si Deko disa javë më parë, tha se Arauho nuk është një nga lojtarët që do të largohen këtë verë. Ai gjithashtu vlerësoi cilësinë e Dro (Pedro Fernandez), Rashford dhe Lamin Jamal.

Lidhur me shiritin e kapitenit të Ter Shtegen, ai pohoi se vendimin do ta marrin lojtarët, siç ndodh rregullisht në klubin blaugrana.



Read it all at Bota Sot