Turpi më i madh i futbollit rumun, drejton gishtin nga shqiptarët

- Bota Sot

Turpi më i madh i futbollit rumun, drejton gishtin nga shqiptarët

Presidenti i Steauas së Bukureshtit nuk e ka përmbajtur veten pas eliminimit nga Liga e Kampionëve. Gigi Becali ka shpërthyer në kritika pas përfundimit të ndeshjes.

Ai ka akuzuar lojtarët e tij për mungesë dëshire për të vrapuar, teksa shton se ky ishte turpi më i madh në historinë e futbollit rumun. Bekali e konsideron Shkëndijën një ekip të dorës së 3-të, duke mos e pranuar dot eliminimin nga skuadra shqiptare.

“Çfarë faji ka Harallambusi që këta djem nuk vrapojnë në fushë? Ata nuk i dëgjojnë më trajnerët! Nuk u shkon më për shtat lojtarëve të vrapojnë, nuk duan. Çfarë tjetër, kanë para, kanë blerë apartamente…

Pse të vrapojnë më? Kanë disa qindra mijëra (para), kaq… Nuk e kanë më stresin e së nesërmes, të familjes.

Turp! Është një turp i madh! Uau, të mposhtesh dy herë në kupat evropiane nga një ekip i Divizionit C.

Të mposhtesh një herë është aksident, por dy herë? Është turpi më i madh i futbollit rumun deri më tani!

Është turpi më i madh i futbollit rumun të të gjitha kohërave! Sepse kjo skuadër, kjo Shkendija, është shumë e dobët.

Një skuadër kaq e dobët sa kjo nuk ka ekzistuar kurrë! Kam qenë në futboll për 25 vjet, por nuk kam parë kurrë diçka të tillë më parë!”, ka thënë Becali, sipas “gsp.ro”..



Read it all at Bota Sot