E nxehta dhe lagështia ekstreme në Korenë e Jugut po ndikojnë ndjeshëm në përgatitjet e skuadrës së Barcelonës. Përveç ndryshimeve në rutinën e stërvitjeve, ku janë shtuar pauzat për hidratim , një tjetër shqetësim ka dalë në pah: fanellat e reja të ekipit.
Sipas raportimeve nga kampi katalanas, fanellat e dizajnuara nga kompania Nike janë duke shkaktuar pakënaqësi mes lojtarëve për shkak të mënyrës se si thithin djersën.
Për shkak të vapës ekstreme, uniformat laget shumë shpejt dhe bëhen të rënda, duke u bërë të papërshtatshme për lojtarët gjatë ushtrimeve dhe ndeshjeve.
Një nga zërat e parë që shprehu publikisht pakënaqësinë ishte mesfushori Raphinha, i cili theksoi se kjo problematikë nuk është e njëjtë për të gjitha skuadrat që përdorin të njëjtin furnizues. Ai solli si shembull kombëtaren e Brazilit, e cila nuk ka hasur vështirësi të ngjashme me uniformat e saj.