Asllani ka dy destinacione

- Bota Sot

Asllani ka dy destinacione

Kristjan Asllani kërkon të qëndrojë në Serie A, por kjo nuk është një risi duke parë refuzimin që i bëri ofertës së ardhur nga Spanja.

Real Betis ishte gati të ofronte për shqiptarin deri në 15 milionë euro, por vetë lojtari frenoi gjithçka duke i treguar klubit milanez se i ka dhënë prioritet skuadrave italiane.

Sipas shtypit italian mësohet se Asllani i ka dhënë prioritet dy klubeve, konkrtetisht Bolonjës dhe Fiorentinës.

Nëse në një të ardhme të afërt njëra prej dy skuadrave do të interesohej për mesfushorin atëherë ky i fundit do të ishte gati që të largohej nga “San Siro”.

Në këtë pikë Interi i trembet një skenari që do të ndikonte keq në strategjitë e merkatos së verës. Zikaltrit mendojnë se Bolonja dhe Fiorentina po presin ditët e fundit të gushtit dhe të propozojnë për lojtarin një huazim me të drejtë blerje ndërsa klubi shpreson që të arkëtojë menjëherë 15-18 milionë euro për shitjen e Asllanit.



Read it all at Bota Sot