Drejtuesi i Juventusit “kërcënon” lojtarët rebelë

- Bota Sot

Drejtuesi i Juventusit “kërcënon” lojtarët rebelë

Drejtuesi i Juventusit “kërcënon” lojtarët rebelë: I kam thënë Ueah të jetë i kujdesshëm, Duglas Luiz tregoi mungesë respekti

Damien Komoli, drejtori i përgjithshëm  i Juventusit, ka dhënë një intervistë për ”Sky Sport” në Itali, ku është ndalur në disa tema të nxehta të klubit bardhezi, Padyshim ato më shqetësueset janë të lojtarëve rebelë, apo atyre të cilëve po u kërkohet një sistemim.

Rasti i dukshëm i rebelimit ishte ai që erdhi nga Duglas Luiz, i cili nuk u shfaq në stërvitje kur ishte caktuar dhe mbërriti në Torino disa ditë me vonesë.

“Unë besoj se Juventusi meriton respekt. Mendoj se klubi është mbi të gjithë të tjerët; është një institucion. Të gjithë duhet ta respektojnë klubin dhe askush nuk është më i madh se klubi, natyrisht duke filluar nga unë. Fola me lojtarin kur ai nuk u kthye dhe i thashë se askush nuk mund ta shfaqë mungesë respekti ndaj klubit. Klubi është gjithçka dhe duhet të kujdeset për të. Menaxhmenti përbëhet nga fitues që duhet të respektohen. Nuk e di nëse kjo quhet një linjë e ashpër, por duhet bërë siç thashë. Mendoj se Duglas bëri një gabim dhe e pranoi atë. Ai bëri gjithçka që mundi për t’u kërkuar falje shokëve të ekipit dhe trajnerit. Ky është një rast konkret”, theksoi Komoli, i cili më pas u ndal te tema e Timoti Ueah, i cili kërkon të largohet dhe menaxheri i tij ka folur hapur kundër klubit.

“Lojtarët ndiqen, askush nuk i shtyn që të shiten, pasi ne japim dhe kërkojmë respekt. Mendoj se mund të ketë një problem me Timotin dhe ia thashë. Kur thua me zë të lartë se do t’i bashkohesh një skuadre, ajo skuadër duhet të të dojë, sepse nëse nuk të do pastaj, çfarë bën? Qëndron në cep dhe nuk ke asnjë mënyrë për të shkuar? E kuptoj që ai dëshiron vetëm të shkojë në Marsejë, por çfarë ndodh nëse Marseja nuk bën një ofertë? Kështu që i thashë të kishte kujdes”, paralajmëroi ai amerikanin për deklarata të mëtejshme.

Në fund ai foli edhe për të ardhmen e Dushan Vlahoviç.

“Për Vlahoviç, situata është e thjeshtë. Patëm një bisedë të mirë në Shtetet e Bashkuara, shumë të hapur dhe të qartë. Ishim të sinqertë me njëri-tjetrin.

Arritëm në përfundimin se nëse i paraqitet një mundësi e mirë nga ana futbollistike, ashtu edhe nga ana financiare për ne, atëherë ai do të largohet nga klubi. Ai po kërkon për momentin, ne po presim.

Nuk kemi marrë ende asnjë ofertë, por shumë njerëz kanë telefonuar. Megjithatë, nuk ka pasur oferta zyrtare apo qasje zyrtare. Nëse vijnë, ai do të largohet. Përndryshe, ai do të qëndrojë. Situata është shumë e qartë mes nesh”, tha drejtuesi i Juventusit.



Read it all at Bota Sot