Vllaznia mbyll aventurën europiane – eliminohet nga Vikingur Reykjavik

- Bota Sot

Vllaznia mbyll aventurën europiane – eliminohet nga Vikingur Reykjavik

Vllaznia e Shkodrës ka përfunduar rrugëtimin e saj në Ligën e Konferencës pas një përballjeje dramatike me Vikingur Reykjavik, ku u mposht me rezultat të përgjithshëm 5-3, duke u eliminuar nga rrethi i dytë kualifikues i këtij kompeticioni.

Kjo është hera e dytë këtë sezon që skuadra islandeze Vikingur eliminon një ekip shqiptar nga Europa, pasi në rrethin e parë kishte hequr nga gara edhe Malishevën.

Ndeshje e luftuar, por fund zhgënjyes për shkodranët

Pas fitores 2-1 në Shkodër, Vllaznia udhëtoi drejt Islandës me synimin për të ruajtur epërsinë, por nuk ia doli përballë një Vikinguri të vendosur dhe efikas para portës.

Ndeshja e kthimit nisi vrullshëm me golin e hershëm të Hafsteinsson në minutën e 10-të, por Bekim Balaj barazoi rezultatin në minutën e 26-të nga pika e bardhë. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-1, duke mbajtur të hapur çdo skenar.

Vazhdime dramatike dhe fund i hidhur

Në pjesën e dytë, islandezët kaluan sërish në epërsi me golin e Hansen (55′), ndërsa Balaj u tregua i saktë sërish nga penalltia në minutën e 85-të, duke rikthyer shpresat për Vllazninë. Por vetëm një minutë më vonë, Hansen shënoi edhe një herë, duke çuar sfidën në vazhdime me rezultat të përgjithshëm 3-3.

Në minutën e 94-t, ishte Thorkelsson ai që i dha goditjen përfundimtare shpresave shkodrane, duke e çuar rezultatin në 4-2, që në total siguroi fitoren dhe kualifikimin për islandezët pas më shumë së 120 minutave lojë. 



Read it all at Bota Sot