Priti penalltinë vendimtare dhe shënoi atë të fitores, heroi Etrit Berisha eliminon Anderlehtin e Besnik Hasit nga Liga e Europës

- Bota Sot

Priti penalltinë vendimtare dhe shënoi atë të fitores, heroi Etrit Berisha eliminon Anderlehtin e Besnik Hasit nga Liga e Europës

Etrit Berisha është shndërruar në një hero te skuadra suedeze e Haken. Gardiani shqiptar rrëmbeu skenën në duelin e Ligës së Europës ndaj Anderlehtit të Besnik Hasit, duke pritur penalltinë e katërt të belgëve, si dhe shënoi vetë penalltinë e fundit, duke i dhuruar kualifikimin e artë për në turin e tretë skuadrës së tij.  

Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 2 me 1 për vendasit.

Teksa dy shtesat nga 15 minuta, nuk prodhuan gola, duke bërë që supersfida të shkonte me penallti, ku fati u buzëqeshi suedezëve, që iu falën heroit shqiptar Etrit Berisha. 

Pasi i dhuroi Kupën e Suedizë, tashmë portieri kuqezi, bën një tjetër paraqitje fenomenale, duke u shndërruar në një lider te Haken.  



Read it all at Bota Sot