Daja “strategu” i ndeshjeve europiane që riktheu Dinamon te suksesi

- Bota Sot

Daja “strategu” i ndeshjeve europiane që riktheu Dinamon te suksesi

Dinamo mori një kualifikim shumë të rëndësishëm mbrëmjen e djeshme, me dinamovitët që triumfuan ndaj Atletic Escaldes me rezultat të përgjithshëm 3-2. Një sukses i jashtëzakonshëm për “Blutë”, të cilët do të jenë në fazën e 3-të të Conference League.

Një pritje 15-vjeçare nga Dinamo për të “pushtuar” Europën dhe diçka e tillë arrihet me Ilir Dajën në stol. Jo më kot, timonieri kryeqytetas është cilësuar si “trategu” i ndeshjeve europiane.

Kjo pasi tashmë jemi mësuar nga sukseset e Dajës me Ballkanin në Europë, ku ka arritur të luajë edhe në grupe.

Dora e tij është ndjerë te Dinamo, me “Blutë” që tashmë do të vazhdojnë të jenë një “faktor” në garat europiane, me Dajën që “njeh” shumë mirë çdo milimetër të fushës kur bëhet fjalë për ndeshjet në Europë.



Read it all at Bota Sot